Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon mendon se projekti i Superligës Evropiane ka vdekur sot.
Disa nga 12 klubet e mëdha evropiane kanë menduar të largohen nga Superliga Evropiane dhe ky projekt po shkon drejt dështimit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Unë mendoj se ky projekt ka vdekur sot”, tha ish Presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon për CNN.
“Ishte një projekt i destinuar për të vrarë futbollin. Unë mendoj kryesisht në këtë kohë që ne po jetojmë, ka shumë klube po luftojnë për të mbijetuar për shkak të problemeve ekonomike nga pandemia, ajo që i duhet futbollit është uniteti, solidariteti”, përfundoi Calderon.
/GazetaBlic Sport


