Sporti

Ish-presidenti i Palermos kryen vetëvrasje

09/10/2025 21:26
nga:Mergim Rreci

Ish-presidenti i Palermos, Paul Baccalini, ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij, raporton La Gazzetta dello Sport.

Sipërmarrësi italo-amerikan, ish-korrespondent i emisionit televiziv “Le Iene” dhe ish-president i Palermos, u gjet i vdekur nga partnerja e tij në shtëpinë e tij në Segrate.

Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e vetëvrasjes, por një autopsi në orët në vijim do të sqarojë të gjitha dyshimet.

Baccalini, 41 vjeç, u bë i famshëm në vitin 2017 kur filloi negociatat e gjata – dhe kontraverse – për të blerë Palermon.

/GazetaBlic Sport/