Ish Presidenti i klubit turk, Ankaragucu, Faruk Koca u dënua me tre vjet e shtatë muaj burg për një përplasje fizike me një gjyqtar në dhjetor të vitit të kaluar.
Koca u ndalua gjithashtu të angazhohej në të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin.
Ai sulmoi Halil Umut Melerin, arbitrin e ndeshjes së ligës mes Ankaragucu dhe Rizespor. Ai e goditi me grusht në kokë pasi sinjalizoi fundin e lojës. Disa tifozë u vërsulën dhe e rrahën gjyqtarin ndërsa ai ishte shtrirë në fushë. Për shkak të këtij incidenti, kampionati turk u ndërpre për dy javë.
Pak ditë pas incidentit, Koca u largua nga zyra e presidentit Ankaragucu. Ai shprehu keqardhjen për sulmin, por gjithashtu mohoi se e kishte kërcënuar me vdekje gjyqtarin Meler, për të cilin edhe akuzohej.
Për shkak të sulmit, ai u përjashtua nga futbolli turk dhe Ankaragucu u gjobit me dy milionë lira turke (rreth 53 mijë euro) dhe luajti pesë ndeshje pa spektatorë.
/GazetaBlic Sport
🚨 OFFICIEL ! L'ancien président d'Ankaragücü 🇹🇷, Faruk Koca, connaît sa sanction pour avoir frappé un arbitre en décembre dernier !
▫️ 𝗧𝗿𝗼𝗶𝘀 𝗮𝗻𝘀 𝗲𝘁 𝘀𝗲𝗽𝘁 𝗺𝗼𝗶𝘀 𝗱𝗲 𝗽𝗿𝗶𝘀𝗼𝗻.
🗞️ AFP pic.twitter.com/b0wAYEVq6f
— Actu Foot (@ActuFoot_) November 11, 2024