Sporti

Ish-presidenti i Francës, Sarkozy kundër Mbappe: Nuk iku si kampion

09/24/2024 18:09
nga:Mergim Rreci

Prej kohësh dihet se ish-presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, është një tifoz i thekur i PSG-së.

Ishte ai që lehtësoi në vitin 2011 ardhjen e investitorëve nga Katari te skuadra e kryeqytetit francez.

Në një intervistë për gazetën “Le Parisien”, ish-presidenti ka analizuar projektin e ri të klubit, duke shfryrë ndaj Mbappe, të cilin e ka fajësuar për mënyrën se si u largua gjatë verës.

“Unë mund ta kuptoj pse ai donte të largohej, unë mund ta kuptoj ëndrrën e tij, por është më e vështirë për mua të kuptoj se si e bëri atë, mënyrën që zgjodhi.

Por është zgjedhja e tij”, deklaroi Sarkozy, i cili analizoi edhe projektin e PSG-së, duke vlerësuar se aktualisht “loja kolektive ka përparësi ndaj cilësisë individuale të lojtarit”..