Kupa e Botës 2022

Ish-presidenti i Argjentinës: Maradona apo Messi? Leo më i miri i historisë, ju tregoj pse

12/17/2022 11:39
nga:Mergim Rreci

Ish-presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, foli për “La Seleccion” në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

Sipas tij, “sido që të shkojë finalja, ne do të kemi bërë një Botëror të madh. Humbja do të ishte dhimbje, por përparimi i ekipit është për t’u duartrokitur. Kjo Kupë ka shumë konkurrencë dhe e kuptuam që në ndeshjen e parë humbëm kundër Arabisë Saudite. Mund të ishte një goditje e keqe për skuadrën, që ka fituar gjithmonë që pas asaj disfate, duke treguar futboll të mirë dhe aftësi për të vuajtur.”

Nëse Messi fiton, a mund të krahasohet me Maradonën?

“Messi është tashmë më i miri i të gjitha kohërave, sepse në çdo ndeshje ai përballet me kundërshtarë që janë fizikisht më të aftë se ata të së kaluarës. Kundër Kroacisë, Leo bëri një veprim legjendar: ai çorientoi Gvardiol për 50 metra, më pas shërbeu për Julian Alvarez që shënoi golin e tretë.”