Ish-portieri serb Radisa Ilic ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga tarraca e banesës së tij, raportojnë mediat serbe.
47-vjeçari është pesë herë kampion serb me Partizanin dhe dy herë fitues i Kupës së Serbisë. Ai ka një ndeshje për kombëtaren serbe kundër Maqedonisë së Veriut në vitin 2008.
Pas përfundimit të karrierës, ai ishte pjesë e skuadrës stërvitore të kombëtares së Serbisë.
/GazetaBlic Sport


