Lajme

Ish-polic i viteve 90’ kosovari që u dënua për krime lufte ndaj shqiptarëve, e bëri emrin Drazha Mihajloviq

11/17/2021 22:33
nga:Q R

Lulzim Ademi nga Broboniqi i Mitrovicës, ka rrëfyer për kohën kur ishte polic i Serbisë gjatë viteve të ’90-ta.

Burri i cili jeton në Novi Sad para 21 vjetëve ishte dënuar me 20 vjet burgim për vrasjen e bashkëkombasve të tij shqiptarë por në mars të vitit 2000 ai bashkë me disa serbë u arratis nga burgu, transmeton Klan Kosova.

Ademi thotë se nuk ka kryer krime dhe se e do shtetin e tij siç e quan ai Serbinë me të cilën krenohet.