Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nezir Çoçaj, ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.
Çoçaj, njëherësh edhe ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka nisur dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Ai është ftuar nga Specialja në janar të 2021-tës.
Në këtë proces gjyqësore deri më tash kanë dëshmuar mbi 100 dëshmitarë. Nga lista që ka tani, Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës i kanë mbetur edhe 43 dëshmitarë për t’i thirrur që të dëshmojnë fizikisht në sallën e gjyqit në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Një pjesë e madhe e këtij procesi gjyqësor ka kaluar në seanca të mbyllura për publikun dhe me dëshmitarë të mbrojtur.