Lajme

“Ish pas dashtë me e marrë një allti me gaz e me e pas gjujtë Qeverinë”, deklarata e Konjufcës më 2019, por që sot u lirua nga akuza për gaz lotsjellës

02/26/2024 17:15
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca sot është liruar nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Megjithatë, ai në një status në Facebook me 2019 kishte deklaruar se ishte penduar që ka hedhur vetëm gaz lotsjellës.

Ai madje ka shkruar se ishte dashur të merrte një allti me gaz që me e gjujtë qeverinë.

Postimi i plotë i Konjufcës:

 

Ndryshe, sot Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend. Aktgjykimi ndaj Konjufcës u shpall të hënën nga gjykatësja Edita Çanta.

Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës më 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë.

Sipas gjykatëses Çanta, nuk është provuar se Konjufca ka kryer veprën që i vihej në barrë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Gjykatësja tha se asnjëri nga dëshmitarët nuk e ka inkriminuar Konjufcën.

Glauk Konjufca lirohet nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend