Showtime

Ish-partnerja e Stresit, Kejsi, shpërthen e revoltuar: Komuniteti shqiptar është turpërues!

05/26/2022 22:23
nga:G B

Ish-partnerja e Stresit shpërthen e revoltuar. Pak dite më parë në rrjet qarkulluan lajme se ish-partnerja e Stresit, Keisi, ka nisur një lidhje të re dashurie. Shkak u bënë disa postime në rrjete sociale ku ajo shihej pranë një djali misterioz.

Kjo ka shkaktuar një reagim të revoltuar të Keisit, e cila përpos se ka hedhur poshtë këto lajme, e ka quajtur komunitetin shqiptar “turpërues”.

“Kam nevojë që komuniteti shqiptar të mos jetë kaq turpërues. Çdo ditë, mua më duhet të shpjegohem për diçka idiote. Për më tepër, kanadezët janë konfuz se pse shqiptarët janë kaq problematikë. Nëse më duhet të shpjegohem se ka marrëdhënie të ndryshme, atëherë ju njerëz nuk jeni mirë. Njerëzit kanë familje, miq, kolegë, të njohur, marrëdhënie për biznes e kështu me radhë.

Ditën që do të jem në një lidhje dashurie do t’ju njoftoj të gjithëve, kështu që ju lutem relaksohuni. Gjithashtu lëreni djalin rehat se ai po mendon se ju jeni të çmendur. Në të vërtetë ju njerëz keni nevojë që të keni një ambicie, potencialisht një punë…dhe të ndaloni së marri me mua. Unë po jetoj jetën time dhe jam e lumtur kështu që largohuni tani”, ka shkruar ajo.