Ish-partnerja e Liam Payne, Cheryl, ka postuar për herë të parë për vdekjen e tij, duke kritikuar mbulimin mediatik dhe duke thënë se djali i tyre duhet të përballet me realitetin që nuk e ka parë më të atin.
Payne dhe këngëtarja ishin në një lidhje nga viti 2016 dhe 2018 dhe kanë një djalë shtatëvjeçar të quajtur Bear.
“Ajo që më shqetëson më shumë shpirtin është se një ditë Bear do të ketë akses në raportet e neveritshme dhe shfrytëzimin mediatik që kemi parë në dy ditët e fundit”, thotë Cheryl në Instagram, shkruan SkyNews.
“Po më thyhet zemra edhe më shumë që nuk mund ta mbroj nga kjo në të ardhmen e tij”.
Ajo e përshkruan vdekjen e tij si një ngjarje tronditëse dhe thotë se po përpiqet të përballojë pikëllimin e saj në një “kohë të dhimbshme të papërshkrueshme.