Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow ka komentuar situatën e fundit ndërkombëtare dhe ndikimin e mundshëm të konflikteve globale, përfshirë atë mes Izraelit dhe Iranit, në stabilitetin e Kosovës.
Ai për GazetaBlic theksoi se, megjithëse ky konflikt nuk ka gjasa të ndikojë drejtpërdrejt në Kosovë, ai mund të ketë pasoja të tjera indirekte për rajonin dhe për çështjen e Kosovës, duke i shtuar kështu presionin ndaj komunitetit ndërkombëtar.
“Konflikti nuk ka gjasa të ndikojë drejtpërdrejt në Kosovë. Megjithatë, numri në rritje i konflikteve globale do të thotë që komuniteti ndërkombëtar duhet të menaxhojë pasojat e çdo konflikti nga perspektiva e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme,” ka deklaruar ish-oficeri, duke theksuar se këto zhvillime do të bëjnë që ka më pak kohë për t’u fokusuar në çështje të tjera të politikës së jashtme.
Ai ka shtuar se fokusi i ndërkombëtarëve mund të bëhet më i kufizuar për Kosovën, në lidhje me situatën e saj me Serbinë.
“Konflikti aktual mes Izraelit dhe Iranit nuk është ndryshe dhe ka pasoja të thella për stabilitetin në rajon,” tha ai, duke paralajmëruar se Kosova mund të përballet me më pak vëmendje nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të këtyre zhvillimeve.
Më tej, ish-oficeri ka ngritur shqetësimin për mundësinë që Serbia të vazhdojë fushatën e saj për të minuar sovranitetin e Kosovës, sidomos në veri, dhe kjo mund të ketë pasoja të rënda për vendin.
“Rreziku për Kosovën është mundësia që fushata e vazhdueshme e Serbisë për minimin e sovranitetit të Kosovës, veçanërisht në veri, të rritet,” ka deklaruar ai për GazetaBlic.


