Sporti

Ish numri një i tenisit: Alcaraz duhet ta mposht sot Djokovicin

07/16/2023 10:00
nga:Lorik J

Carlos Alcaraz do të duhet të rrëzojë Novak Djokovicin nga froni i tij në Wimbledon në finalen e sotme, sipas shtatë herë kampionit të Grand Slam, Mats Wilander.

Spanjolli 20-vjeçar do të përpiqet t’i japë fund fitoreve të Djokovicit në 34 ndeshje në barin e Wimbledon dhe t’i mohojë serbit një titull rekord të 24-të Grand Slam, përcjell GazetaBlic Sport.

Alcaraz është tashmë numri një i botës dhe fitoi US Open vitin e kaluar duke mposhtur Casper Ruud, por sfida e Djokovic është diçka tjetër, sipas Wilander.

“Është vërtet e rëndësishme që Carlos Alcaraz të mund Novak Djokovicin në një finale të Grand Slam-it përpara se karriera e Djokovic të përfundojë. Është vërtet e rëndësishme për sportin tonë që personi që është kampioni të largohet nga froni, ashtu siç bëri Lleyton Hewitt me Pete Sampras. Do të ishte një injeksion energjie për sportin tonë nëse Carlos mund ta bëjë këtë në një moment. Një nga djemtë e rinj duhet të mundë Novakun para se ai ta lë këtë sport”, tha Wilander për Reuters.