Ish ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se një gjë është e paqartë për Asociacionin, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se pse duhet një vendim i veçantë i Qeverisë për t‘u themeluar diçka që është një OJQ e thjeshtë, nëse ai nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Postimi i saj i plotë:
Një gjë mbetet e paqartë:
Nëse i ashtuquajturi ‘Asociacion’ NUK po parashihet të ketë kompetenca ekzekutive (që u hodhën poshtë edhe nga Gjykata Kushtetuese) dhe se struktura e statusi ligjor i saj do të jetë i ngjashëm me atë të Asociacionit të Komunave të Kosovës – atëherë pse i duhet këtij të ashtuquajturi ‘Asociacion’ një vendim i veçantë i Qeverisë për t‘u themeluar diçka që është një OJQ e thjeshtë?!
Çfarëdo lirie të asociimit shtesë ligjit të mëposhtëm – e defunksionalizon përhershëm Kosovën. Disa nene nga Ligji për Lirinë e Asociimit


