Një deklaratë e kryeministrit Albin Kurti së fundmi ka bërë bujë të madhe.
Ai tha se në Kosovë ekziston rreziku për luftë dhe se pas Serbisë qëndron Rusia.
Ndaj kësaj deklarate pati reagime të shumta nga opozita e shoqëria civile, të cilët thanë se Kurti nuk duhet të përhap panik.
Ndërsa, ish ministri i jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, ka thënë për Gazeta Blic se Kurti duhet t’i ndalë daullet e luftës dhe të gjejë zgjidhje për problemet që ka vendi, pasi paralajmërimet për luftë janë shkatërrimtare për imazhin e vendit.
“Kurti duhet të pushojë së rrahuri daullet e luftës dhe të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve të shumta që ka vendi. Paralajmërimet paranojake të Kurtit se në Kosovë do të ketë luftë janë të paqëndrueshme dhe shkatërrimtare për imazhin e Kosovës në botë dhe investimet e huaja aq të nevojshme”, thotë Hyseni./Gazeta Blic/


