Lajme

Ish-ministri pyet mbështetësit e VV-së: Si e komentoni punësimin e 128 familjarëve në KEK?

04/05/2022 20:09
nga:Genita C

Ish-Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, iu është drejtuar simpatizantëve të VV-së në rrjetin social Twitter.

Ai iu ka bërë një pyetje të gjithë mbështetësve të VV-së, duke iu kërkuar ta komentojnë aferën me punësime të dyshuara familjare në KEK.

“E kam nje pyetje per kto dosteshat edhe dostat e mi te tëitter-it qe jane perkrahes te vertete te VV-se: si e komentoni rastin KEK-u? 128 familjare te VV-se jane punesu aty. Na krejt e kemi pas keq e keni ardh me ndrru, ama cka ndodhi rruges? Kjo pytje nuk eshte per bota”, ka thënë ai.

 

Prokuroria nis hetimet për punësimet në KEK