Lajme

Ish-ministri i Jashtëm rus: Putini ka bërë llogari të gabuara

03/31/2022 20:10
nga:Astrit Gashi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrei Kozyrev, ka thënë se presidenti rus ka “ka bërë llogari të gabuara për çdo gjë”.

Ai e dha këtë deklaratë kur u pyet nëse planet e Vladimir Putinit për të dobësuar NATO-n kanë dështuar duke pushtuar Ukrainën.

Ish-kryediplomati rus vazhdon të kritikojë të kaluarën e Putinit në detyrë, duke thënë se Rusia është “në rënie”, sepse është shumë e varur nga eksportet e lëndëve të para.

Andrei Kozyrev shërbeu në qeverinë e Boris Yeltsinit në vitet 90-ta.