Donald Trump është rizgjedhur President i SHBA-ve.
Republikani ka thyer rekordin duke rrëzuar çdo parashikim të sondazheve dhe mediave amerikane duke fituar dy mandate në krye të presidencës së SHBA-ve.
Kur janë numëruar mbi 80% e votave duket se Trump ka korrur një fitore spektakolare përballë Harris.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme Besnik Mustafa në një intervistë për “Ora Neës”, komentoi fushatën zgjedhore dhe fitoren e republikanit Donald Trump.
Diplomati Besnik Mustafaj thotë se Donald Tump fitoi zgjedhjet në mënyrë demokratike.
Ndërsa shtoi se fitorja e tij do to ketë impakt në të gjithë botën përfshirë Kosovën.
“Donald Trump u zgjodh në mënyrë demokratike, dhe ky kriter besoj se është i mjaftueshëm për të kuptuar se si funksionon Amerika.
Demokracia është ajo që triumfoi dhe besoj se fitorja e z. Trum do të ketë ndikim jo vetëm në SHBA- por në gjithë botën, përfdshi dhe rajonin tonë, e veçanërisht Kosovës dhe ndërhyrjen që pritet për të stabilizuar dialogun me Serbinë”, theksoi ndër të tjera diplomati Besnik Mustafa.
Donald Trump mori drejtimin e Partisë Republikane dhe më pas Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016, duke bërë kështu që edhe me zgjedhjet e 2024 të fitojë 2 mandate presidenciale.
Ai është presidenti i dytë në historinë e SHBA që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland. Votuesit shprehën zhgënjim të thellë me administratën e Bidenit dhe Trump performoi më shumë në zonat urbane, veçanërisht me burrat. Trump mposht zëvendëspresidenten Harris, e cila hyri në këtë garë pak më shumë se 100 ditë më parë.