Lajme

Ish-ministri i Drejtësisë i del në mbrojtje Arben Gashit

02/07/2022 12:35
nga:Gazeta Blic

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, i ka dalë në mbrojtje shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, pasi ky i fundit deklaroi se “as nuk e kam prekur me dorë”, Ilir Kërçelin, shefin e kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca. Për këtë ngjarje dështoi edhe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

Lidhur me këtë çështje, Selimi, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter tha se Arben Gashi është deputet i zgjedhur, andaj sipas tij, diskutimi publik duhet të jetë në atë nivel.

“Une kam sherbyer si keshilltar i Presidentes dhe Kryeministrit por asnjehere nuk i kam perzier termet “i emeruar” dhe “i zgjedhur”. Per me shume lufta nuk behet me proxy”, shkroi ai.

Kryeparlamentari Konjufca tha paraprakisht se Gashi i LDK-së ia kishte mësyer ta sulmonte fizikisht Kërçelin.

“Kryetari i Kuvendit e kishte marrë me vete edhe shefin e kabinetit i cili kishte bërë shkelje të detyrave… Ne kërkuam që ai të mos ishte prezent. Kryetari nuk pranoi që ai të largohet dhe mbledhja dështoi”, tha Gashi, duke theksuar se ka mbajtur distancë me shefin e kabinetit të Konjufcës.

Gashi tha se Kërçeli nuk duhej të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të Kuvendit.

“Specifikat e këtij institucioni nuk lejojnë që shefi i kabinetit të bëhet palë në debatet e brendshme politike”, tha ai.

Edhe një deputet i VV-së thotë se u sha nga Arben Gashi