Ish-menaxheri i Dafina Zeqirit, Drin Zatriqi, ka paditur këngëtaren e njohur për disa prej shkrimeve të saj publike kundrejt tij.
Kjo është bërë e ditur nga vet Zatriqi përmes një postimi në facebook.
Zeqiri para një viti kishte akuzuar Zatriqin në “Twitter”, tani ”X”
”Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i përmende! Rrahës i grave! Abuzues! Hajn! Mos të flasim për sene tjera! Ti mu më ki përcjell, më ki kërcënuar e del këndej e han m***”, ka shkruar këngëtarja.
”Mos të flasim pse ke ikur nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur të duash”.
Zatriqi kërkon nga Zeqiri gjysëm milion euro për të cilat thotë se do ua dhurojë grave të Krushës.
Përndryshe, përmes rrjetit social “Instagram”, Dafina ka zbuluar se projekti i ri i saj muzikor i titulluar “Xhan, xhane” do të lansohet në 15 shtator.
Kënga është një bashkëpunim me Klajdi Harunin dhe Brunon.
Ndërsa, vetëm dy javë më parë, Dafina publikoi “A mke dashtë”.
Dueti me Elinel numëron mbi katër milionë shikime në kanalin zyrtar të “YouTube”.
Më tutje, Dafina ka konfirmuar për publikun lajmin se raporti mes saj dhe Dj Geek ka përfunduar.
Dhe me këtë rast, Dj Geek ka bërë të ditur se koncerti i fundit i sezonit veror ishte edhe koncerti i fundit i tij me Dafinën.