Lajme

Ish-luftëtari i UÇK-së i reagon Dimal Bashës: Sa herë që flet ti për çlirim e për liri, i fyen të dyja

09/14/2024 19:16
nga:Sh R

Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, ku ky i fundit i kishte reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.

“Jam ushtar i UÇK-së që nga dita e parë e krijimit,” shkroi Ahmetaj, duke theksuar se ai dhe pesë vëllezërit e tij kanë luftuar në vijat e para të frontit.

Ai shtoi se tre prej tyre, përfshirë edhe vetë, u plagosën rëndë gjatë luftës, ndërsa njëri nga vëllezërit humbi gjymtyrët.

“Aty ku ka operuar Komandanti ynë dhe ushtarët e tij për besë ka qenë shumë problematike me u sjellë e me vepru Radojçiçat e Ivanoviçat” shkruan Ahmetaj, duke i dal në krah Haradinajt.

“Që nga fillimi e deri në mbarim kemi qenë ushtarë të Ramush Haradinajt dhe edhe sot dhe përjetësisht mburremi se kemi pas Komandant dikë si Ramush Haradinajn.”

Duke iu drejtuar drejtpërdrejt Dimal Bashës, deputet i Vetëvendosjes, Ahmetaj deklaroi tha se sa herë që flet për çlirim dhe liri, i fyen të dyja.

“Dimal Basha, sa herë që flet ti për çlirim e për liri, maksimumi që mund ta arrish është t’i fyesh të dyjat. Asnjë shqiptar i Kosovës s’ta ka as ty e asnjërit nga deputetët e VV-së borxh këtë.” – ka shkruar Ahmeti.