Sporti

Ish-lojtari i Real Madrid:“Vinicius më i mirë se Mbappe”

04/16/2023 08:59
nga:E K

Vinicius Junior është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të Real Madrid teksa braziliani në 45 ndeshje të këtij sezoni, ia ka dalë të shënojë 21 gola dhe të dhurojë 16 asiste për shokët e skuadrës.

Shifra të cilat nuk mund të injorohen, madje ish-futbollisti i madrilenëve, Guti shprehet se Vinicius është më i mirë edhe se Kylian Mbappe.

“Vini është i mrekullueshëm, mënyra si i frikëson mbrojtësit kundërshtar apo sa lehtë i driblon tregojnë cilësitë e një lojtari të madh. Në momentin që do të ketë më shumë vazhdimësi, ai mund të bëhet një “Zot” i futbollit. Më i mirë se Mbappe? Sigurisht që po, shifrat janë ato që e faktojnë diçka të tillë”, u shpreh Guti.

Aktualisht, 22-vjeçari është vetëm një gol larg rekordit të golave të shënuar në sezonin e kaluar, por braziliani ka edhe 10 ndeshje në kampionat, një finale të Kupës së Mbretit për të zhvilluar dhe potencialisht, edhe pesë ndeshje të tjera në Champions League nëse Reali i shkon deri në fund kompeticionit europian.