Sporti

Ish-lojtari i Real Madridit e bën tatuazh emrin e fëmijës – më vonë e kupton se nuk është i tij

10/18/2024 23:15
nga:E K

Testet e ADN-së kanë zbuluar se ish-lojtari i Real Madridit, Vinicius Tobias nuk është babai biologjik i fëmijës, që emrin e saj e ka bërë tatuazh në krah.

Tobias e vendosi emrin e fëmijës së tij në krah, vetëm për të mësuar më vonë se ai nuk është babai biologjik.

20-vjeçari brazilian, tanimë te Shakhtar Donetsk dhe ish-gruaja e tij, Ingrid Lima u bën prindër të një vajze, Maite, më 8 tetor.

Për të festuar lindjen e saj, Tobias e bëri tatuazhin “Maite, të dua”.

Megjithatë, influencerja Ingrid zbuloi se marrëdhënie e dyshes në fjalë nuk ishte e fortë aq sa duhet, në kohën kur lindi Maite.

Ajo po ashtu konfirmoi për “The Sun UK” se testet e ADN-së treguan që Tobias nuk është babai i Maites.

“Desha të jap një deklaratë për diçka që është bërë shumë e mërzitshme dhe fatkeqësisht, më duhet të dalë publikisht e të sqarohem. Vinicius dhe unë nuk jemi bashkë për një kohë të gjatë. Gjatë kësaj kohe, unë kam qenë më dikë tjetër, po ashtu edhe ai. Ne të dy zgjodhëm rrugët tona. Por, ndërkohë, Maite erdhi në jetë. Ne vendosëm të bëjmë një test të ADN-së dhe Maite nuk është vajza e Viniciusit”, shkroi ajo në Instagram.