Sporti

Ish lojtari i njohur: Manchester City do ta mposhtë Real Madridin të paktën 6:0 dhe unë do të qesh shumë!

03/25/2024 10:36
nga:Lorik J

Legjenda e futbollit bullgar, Hristo Stoichkov është i mendimit se Manchester City do të mposht Real Madridin në ndeshjen e ardhshme të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Sipas Stoichkov, Manchester City është skuadër më e fortë dhe do ta demolojë ekipin e Ancelottit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ata do të goditen, skuadra e ish-bashkëlojtarit tim Pep Guardiola do ta mposht Real Madridin, do të jetë së paku 6:0 për Manchester Cityn”, ka komentuar Stoichkov.

“Dhe çfarë do të bëj? Epo, do të qesh normalisht, duke parë sesi njerëzit në Real po përplasin kokën”, tha Stoichkov me shaka.

/GazetaBlic Sport