Sporti

Ish lojtari i Manchester United: Cavani i pakënaqur me ardhjen e Ronaldos

09/17/2021 11:40
nga:E K

Ish-lojtari i Manchester United, Dimitar Berbatov, konsideron se Edinson Cavani nuk do të jetë i kënaqur me ardhjen e Cristiano Ronaldos.

Berbatov mendon se sulmuesi uruguaian nuk do jetë i kënaqur pasi humbi hapësirën në ekip me ardhjen e portugezit, shkruan GazetaBlic Sport.

“Cavani nuk është i lumtur. Ai pati një sezon të parë të shkëlqyer në United dhe tani ai e sheh sesi roli i tij ka rënë. Ai madje humbi numrin shtatë (për Ronaldon). Shpresoj që Ole të ketë një bisedë të sinqertë me Cavani në lidhje me planet e tij për ekipin. Si lojtar në këtë situatë, ju e kuptoni që puna e trajnerit është të zgjedhë ekipin më të mirë, por gjithmonë dëshironi të luani”, tha Berbatov.

Cavani në edicionin e parë me United shënoi 17 gola.

/GazetaBlic Sport/