Adam Lallana pretendoi se njoftimi i Jurgen Klopp se ai do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit ishte i ngjashëm me largimin e mëparshëm të Steven Gerrard nga Anfield.
Mesfushori tashmë i Brighton-it më parë luajti nën drejtimin e Klopp në Liverpool, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Premier League gjatë kohës së tij në klub, përpara se të largohej në 2020 pas skadimit të kontratës së tij.
Lallana gjithashtu analizoi gjasat që trajneri i tij aktual i Brighton, Roberto De Zerbi, të emërohej si pasardhësi i Klopp, pasi italiani u lidh me këtë rol.
“Nuk do të më befasonte nëse De Zerbi do t’i bashkohej Liverpoolit. Mendoj se të gjitha klubet po shohin Roberton”, tha ai për talkSPORT.
“Në sytë e mi, ai është një nga trajnerët më të mirë në botë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport