Sporti

Ish-lojtari i Liverpoolit i shpëton sulmit me granatë në shtëpinë e tij

04/08/2025 17:56
nga:Mergim Rreci

Ish mesfushori i Liverpool, Yossi Benayoun i mbijetoi një sulmi me granatë në shtëpinë e tij në Izrael fundjavën e kaluar.

Ish-futbollisti 44-vjeçar, i cili gjithashtu ka luajtur në Chelsea , Arsenal dhe West Ham , dhe familja e tij dyshojnë se sulmi, i cili ndodhi pranë qytetit të Tel Aviv, ishte një rast i gabuar identiteti, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas raporteve të mediave lokale, një individ me motoçikletë hodhi mjetin shpërthyes në shtëpinë e Benayoun nga dera dhe u largua menjëherë me automjet. Nuk raportohet për lëndime serioze pas shpërthimit që shkaktoi “dëmtime të vogla”.

Policia po heton rastin dhe Benayoun ka folur tashmë me autoritetet dhe këmbëngul se fajtorët zgjodhën adresën e gabuar. “Ky është padyshim një gabim – nuk kam dyshim se granata nuk ishte drejtuar në shtëpinë time,” tha ai.

“Fillimisht mendova se ishte një bombol gazi duke shpërthyer dhe thirrëm zjarrfikësin. Vetëm kur policia mbërriti në shtëpi dhe gjeti mbetjet e një granate kuptuam se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë”, përfundoi ish- mesfushori i Reds .

Benayoun së fundmi mori pjesë në një ndeshje të legjendave të Liverpool-it në Anfield, duke luajtur përkrah ish-kapitenit dhe legjendës së klubit, Steven Gerrard.

/GazetaBlic Sport/