Sporti

Ish lojtari i Liverpoolit: Casemiro është lojtar mesatar, ai luante mirë sepse kishte përkrah Modric dhe Kroos

08/23/2022 09:52
nga:L J

Mesfushori brazilian Casemiro është transferuar tek Manchester United – ku ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2026, njoftoi të hënën skuadra e Premierligës angleze.

Casemiro ka luajtur që nga sezoni 2012/13 në Real Madrid, ku bëri më shumë se 300 paraqitje dhe fitoi pesë tituj të Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Në nëntë vitet e tij me Realin, braziliani fitoi gjithsej 18 tituj. Megjithatë, për disa, Casemiro nuk është një lojtar me vlerë të madhe dhe pretendojnë se ka qenë me fat që ka luajtur me Luka Modric dhe Toni Kroos në mesfushën e Realit.

Një prej tyre është ish futbollisti skocez, Graeme Souness, i cili ishte lojtari i Liverpoolit. Souness beson se Casemiro është një lojtar mesatar që nuk do të sjellë ndonjë vlerë të shtuar në mesfushën e United.

“Ai luajti me lojtarë të mëdhenj në mesfushën e Realit, por ai nuk është një lojtar i madh. Ai kurrë nuk ishte një lojtar i madh. Unë e shoh atë si një lojtar mesatar,” tha Souness për TalkSPORT.

“Nuk mendoj se do t’i ndihmojë lojtarët e tjerë në lojë. Ai ishte shumë me fat që ishte pjesë e atij ekipi të Realit”, përfundoi skocezi.

/GazetaBlic Sport