Sporti

Ish lojtari i Inter-it dhe Juventusit përjeton tmerrin: Grabitet me armë bashkë me familjen e tij në Brazil

07/03/2022 18:45
nga:E K

Momente makthi për brazilianin Felipe Melo dhe familjen e tij. Ata janë sulmuar nga disa grabitës, teksa po udhëtonin me makinë në Rio de Zhanieri.

Grabitësit i zbritën nga makina Felipe Melon, partneren e tij, dy fëmijët dhe një mik që po udhëtonte me ta.

Ata u morën atyre sendet me vlerë dhe automjetin në fjalë, ndërkohë që për fat nuk pati të lënduar. Melo më parë kishte provuar t’i grabisnin sende me vlerë në shtëpi.