Sporti

Ish lojtari i Chelseat, Ashley Cole: Real Madridi nuk do të luajë kaq keq në ndeshjen e kthimit

04/27/2021 23:07
nga:L J

Chelsea ka barazuar ndaj Real Madridit me rezultatin 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, që u zhvillua në “Alfredo Di Stefano”.

Skuadra e Chelseat ka kaluar fillimisht në avantazh me Pulisic, por Benzema barazoi rezultatin në 1-1, me ç’rast ishte edhe rezultati final i duelit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish lojtari i Chelseat, Ashley Cole mendon se Chelsea zhvilloi një paraqitje fantastike, por i paralajmëroi ata se Reali nuk do të luajë kaq keq në ndeshjen kthyese.

“Mendova se Chelsea ishte ekipi më fizik në fushë. Shpresoj se jam gabim, por mendoj se Reali nuk do të luajë aq keq në javën e ardhshme. Rezultat i mirë, performancë fantastike, por mund të ketë qenë më mirë”, tha Ashley Cole për BT Sports.

/GazetaBlic Sport