Sporti

Ish lojtari i Brazilit: Ende më dhemb humbja 1:7 nga Gjermania

02/29/2024 15:40
nga:Lorik J

Ish-reprezentuesi brazilian Dante iu rikthye temës së makthit të Kupës së Botës në shtëpi në 2014 dhe humbjes 7-1 ndaj Gjermanisë në gjysmëfinale.

Ai siguroi se edhe sot e kësaj dite ka dhimbje për këtë rezultat. Qendërmbrojtësi i Nicës ka deklaruar kategorikisht se dhimbja e futbollistëve nga kjo lojë është edhe më e madhe se e gjithë kombit.

“Mendoj se ndonjëherë futbolli është i padrejtë. M’u desh një kohë e gjatë për ta larguar nga zemra. Më dhemb ende sot. Nëse ka një gjë që dhemb, është të flasësh për këtë…, tha ai në një intervistë për Globoesporte.

“Unë e kuptoj zhgënjimin dhe dhimbjen e të gjithë brazilianëve. E jona në fushë ishte shumë më e keqe, mund të jeni i sigurt. Njerëzit mendonin se po e shijonim jetën. Jemi të mërzitur për këtë edhe sot e kësaj dite”, shtoi Dante.

/GazetaBlic Sport