Sporti

Ish lojtari i Bayernit lavdëron Kompany: Ai po punon mirë, ekipi tani ka një filozofi të qëndrueshme të lojës

12/25/2024 22:43
nga:Lorik J

Ish-mesfushori i Bayern Munichut dhe kombëtares gjermane, Stefan Effenberg, ka lavdëruar trajnerin e Bayern, Vincent Kompany për punën e tij gjatë gjysmës së parë të sezonit, raporton agjencia DPA.

Bayern kryeson renditjen e Bundesligës me 36 pikë, katër më shumë se kampionët në fuqi Bayer Leverkusen. Në Champions League, bavarezët janë në vendin e dhjetë në renditje me 12 pikë, gjashtë më pak se lideri Liverpool.

“Ai punon me qetësi dhe seriozitet si në fitore ashtu edhe në humbje. Sezonet e fundit në Bayern kanë qenë të turbullta, por Kompany po dëshmon se ai është njeriu i duhur për Mynihun,” shkroi Effenberg në rubrikën e tij javore për faqen e lajmeve t-online.

“Më në fund, ne po shohim përsëri një filozofi të qëndrueshme të lojës. Kjo është ajo që u duhet rekordmenëve në titujt gjermanë. Nëse ata do të kishin humbur ndaj Leipzig, megjithatë, gjërat në klub mund të mos ishin aq të qeta”, shkroi ai ndër të tjerash.

/GazetaBlic Sport