Sporti

Ish lojtari i Barcelonës ‘braktis’ Spanjën për Republikën Domenikane

01/16/2022 18:59
nga:E K

Mbrojtësi i Leeds, Junior Firpo, ka vendosur të luajë për kombëtaren e Republikës Domenikane.

Firpo është një ish-lojtar i Barcelonës dhe ka luajtur për kombëtaren spanjolle në grup-moshat e reja, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ishte në pritje të një ftese në Kombëtaren A të Spanjës dhe pasi nuk e mori, iu drejtua Republikës Domenikane.

Firpo ka lindur në Republikën Domenikane 25 vjet më parë dhe është rritur në Spanjë. Betis ia shiti Barcelonës në vitin 2019 për 20 milionë euro dhe dy vjet më vonë e shiti te Leeds për 15 milionë për shkak të problemeve të mëdha financiare.

Në karrierën e tij ai fitoi Kupën e Mbretit të Spanjës me Barcelonën, ndërsa me Spanjën ishte kampion i Evropës në kategorinë U-21.

/GazetaBlic Sport/