Ish lojtari i Arsenalit, Bacary Sagna ka kritikuar ashpër ish skuadrën e tij pas humbjes me rezultat 2-0 nga Chelsea.
Skuadra e Artetas humbi në shtëpi nga Chelsea me golat e Lukaku dhe Reece James, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas kësaj humbje të dytë rradhazi në edicionin e ri të Premierligës, ka reaguar ashpër, Bacary Sagna.
Ai tha për RMC Sport se klubi po shpenzon shifra të çmendura në lojtarë jo të duhur.
“Kur e shikoj Arsenalin tani, sinqerisht, e di që ata do të humbasin në shumicën e kohës, sepse diçka do të ndodhë, ne do të pranojmë gola të çmendur.
‘Si mund të shpenzoni 150 milionë euro dhe të sillni vetëm lojtarë të rinj? Mund të jetë mirë për të ardhmen, por dikush duhet të mendojë për të tashmen.
“Kur unë isha duke luajtur, çdokush ishte i ngazëllyer për t’u bashkuar me Arsenalin, tani ne kemi humbur identitetin tonë”, tha francezi.
/GazetaBlic Sport/


