Lajme

Ish-kryetari i Rinisë së PDK-së publikon foton e ish-Presidentit Hashim Thaçi gjatë finalizimit të përgatitjeve për shpalljen e pavarësisë

02/16/2023 18:03
nga:Astrit Gashi

Ish-kryetari i Rinisë së PDK-së, Vivianit Fejza, ka publikuar një fotografi të ish-Presidentit Hashim Thaçit, saktësisht 15 vjet më parë, më 16 shkurt të 2008-ës, në një zyrë teksa finalizoheshin përgatitjet e fundit për ditën historike, të nesërmën e 17 shkurtit kur u shpall pavarësia e Kosovës.

“16 shkurt 2008, duke e finalizu deklaraten e pavaresise se shtetit me simpatik ne bote. Nata e fundit, para dites se madhe te pavaresise se Kosoves.Faleminderit Zot qe me mundesove te jetoja ne epoken me te mire te popullit tim”, shkruan Fejza.