Lajme

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri i reagon Xhafer Tahirit: Po dëmton parimet e demokracisë së brendshme

10/20/2025 14:49
nga:Genita C

Ish-kryetari dhe kryetari nderi i Degës së LDK-së në Vushtrri, Hysni Gërguri, ka reaguar pas veprimeve të kryetarit aktual të degës, Xhafer Tahiri, i cili sipas tij ka ndërmarrë hapa për krijimin e një koalicioni pa konsultuar organet e partisë dhe në kundërshtim me statutin e LDK-së, raporton GazetaBlic.

Gërguri ka theksuar se ky veprim bie ndesh me frymën institucionale të LDK-së dhe dëmton demokracinë e brendshme të partisë.

Ai ka përshëndetur reagimin e qendrës së LDK-së që nuk e ka mbështetur këtë veprim dhe ka bërë thirrje për unitet, reflektim dhe kthim te vlerat themelore të partisë.

Sipas tij, “LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh dhe vetëm përmes respektimit të statutit mund të ruajmë besimin e qytetarëve.”