Lajme

Ish-kryesuesi i bordit të Trainkos: Artane Rizvanolli nuk di çfarë është transporti dhe çfarë është Infrakosi!

04/13/2023 13:02
nga:Y I

Ish-kryesuesi i Bordit të Trainkos, Nol Dedaj, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur rreth shkarkimit të tij nga kjo pozitë, që i’u bë nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Dedaj ka treguar me detaje ngjarjen e cila solli edhe shkarkimin e tij.

Ai ndër të tjera thotë se Ministrja Rizvanolli nuk di të bëjë dallimin ndërmjet transportit dhe Infrakos.

“Pasi jemi pranu kemi fillu punën në shtator, gjendja të cilën e kam gjetur në Trainkos është e mjerueshme dhe të tillë e kam lënë edhe pas shkarkimit. Kam kërku takim urgjent me Ministren me se çfarë do të bëhet dhe cilat do të jenë investimet në Trainkos. Ajo që më ka shqetësu më së shumti është se ajo nuk i është përgjigjur takimit me Bordin por thjesht ka qenë një asistente e saj që ma ka kthy përgjigjen me shkrim por edhe përmes telefonit se do t’iu takoj. Ka ardhë koha e pagës së parë, jemi ul e kemi diskutu, pare nuk ka patur dhe na u desht me i bart paratë prej një linie buxhetore të shitjes (skrapit) në linie buxhetore të pagave. Kjo vazhdoi pastaj shtator, tetor, nëntor dhe ne jemi paguar jo më prej pagave normale por prej pagave të scrapit. Vjen muaji janar, unë e kam të inxhizuar ministren, nuk e din ç’ka është transporti dhe çfarë është Infrakosi me çfarë merret. Infrakosi merret me infrastrukturën e hekurudhës ndërsa Trainkosi merret me transportin e mallit”

“Në muajin e dytë na vjen një thirrje për takim, unë tu mendu që është t’u na thirr për zhvillimin e politikave të Trainkos me e pa si do ta nxjerrim prej krizës, por ajo fjalën e parë na tha shkarkoni kryeshefin. Unë u çudita duke e patur parasysh se kurrë nuk na ka thirrur për politika, edhe thotë shkarkoni kryeshefin. Unë i them se ka pasoja financiare për shkak se kryeshefi e ka kontratën deri në muajin e dytë të viti 2025, pra pasojat financiare janë shumë të mëdha për shkak se e ka patur rrogën 1600 euro. Ajo mua më thotë nuk më interesojnë pasojat por më intereson shkarkimi i tij. Kur e pashë situatën e tillë nuk desha më të involvohem. Unë në përgjigjen që i ktheva i thashë se jam përgjegjës për performancën e kryeshefit prej shtatorit e deri sot dhe ajo nguli këmbë dhe tha jo. Në të vërtetë Riza Spanca që ishte udhëheqës i Komisionit të Auditimit tha se ka gjetur shkelje në financa prej 2015-2016. Kur e përmendi vitin 2015-2016 unë i thashë që s’kam kompetencë meqenëse kanë qenë të tjerë anëtarë të Bordit. Unë i thashë se kam kompetencë prej shtatorit deri tani, e bëjmë performancën dhe nëse ka shkelje atëherë sigurisht marrim masa. Por Ministrja reagoi keq” tha Dedaj në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”