Lajme

Ish kryenegociatorja porosi BE -së: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi nuk mund të bëhet me ‘Republika Srpska’

05/09/2023 13:37
nga:N M

Ish kryenegociatorja e Kosovës Edita Tahiri ka folur rreth draft statutit të publikuar ditë më parë nga ekipi për hartimin e tij, i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës, vetëm një ditë pas takimit të 2 majit në Bruksel, raporton Gazeta Blic.

Sipas saj, normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi, s`mund të bëhet sipas modelit të Republika Srpska.

Reagimi pa ndërhyrje:

Normalizimi i raporteve Kosove-Serbi nuk mund te behet me ‘republika srpska’ qe synohet te kontrabandohet permes statutit te asociacionit ne dialog, kete BE duhet ta kete parasysh!

Lumir Abdixhiku për draft statutin e prezantuar për Asociacionin: Shtet brenda shtetit, Qeveria të bëjë këto veprime