Ish-kryenegociatori për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi e ka quajtur të dështuar rrugëtimin e tri viteve të fundit të Kosovës në dialog.
Arifi në një përgjigje për GazetaBlic, ka përmendur katër pika kyqe që sipas tij, Kosova nuk ka pasur kurrfarë regresi.
Sipas Arifit, Serbisë iu plotësua edhe dëshira dhe siç thotë ai, u zhduk edhe narrativa e marrëveshjes gjithpërfshirëse.
Deklarata e plotë dhënë për GazetaBlic:
Degradim i një procesi që edhe ashtu nuk kishte shumë shansa. U zhduk nga narrativa marrëveshja gjithpërfshirëse, Asociacioni u nda nga marrëveshja gjithpërfshirëse, u dënuam me sanksione dhe është arritë qëllimi i Serbisë që të mos ketë marrëveshje me Kosovën para vitit 2024.