Lajme

Ish kryeministri: Viti 2023 do të jetë i humbur, Qeveria po grumbullon para e po ua bllokon komunave investimet

07/07/2023 11:20
nga:N M

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale si në nivelin qendror, ashtu edhe në nivel lokal, sipas trendit aktual.

Hoti ka thënë se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale dhe grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë, derisa ka thënë se po vazhdon edhe bllokada e investimeve kapitale në komuna, meqë Qeveria s’po ua alokon mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.

“Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”, ka shkruar Hoti.

Reagimi i plotë:

Në gjashtë muajtë e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak:
1. Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale,
2. Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë,
3. Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.
Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal.

“Skenari” për rrëzimin e Qeverisë Kurti: Këto janë veprimet e PDK LDK dhe AAK qysh nga java e ardhshme