Lajme

Ish-kryeministri Matteo Renzi viziton kampin e emigrantëve në Shqipëri: Të kthehet në burg për shqiptarët e dënuar në Itali

3 ditë më parë
nga:Sh R

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, vizitoi sot kampin e pritjes për emigrantët në Gjadër, Lezhë, ku propozoi që qendrat e pritjes të shndërrohen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali.

“Me anë të një marrëveshjeje me shtetin shqiptar, qendrat e Gjadrit dhe Shëngjinit duhet të kthehen në burg për shqiptarët që vuajnë dënimin në Itali, në mënyrë që ata të jenë më afër familjeve të tyre”, deklaroi Renzi.

Ai shtoi se kjo do të ndihmonte Italinë të kursejë rreth 1 miliard euro nga buxheti, duke u fokusuar më shumë në paga dhe pensione.

Vizita e tij vjen pas vendimit të Gjykatës italiane që miratoi marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët. Kryeministrja Giorgia Meloni ka konfirmuar angazhimin për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.