Ish-kryeministri, Yair Lapid tha se një pushim tokësor në Gaza “nuk është jashtë tryezës”, por se Izraeli duhet të marrë parasysh fatin e dhjetëra pengjeve.
“Nga njëra anë gjithçka është në tavolinë, asgjë nuk është jashtë, duke përfshirë një pushtim. Nga ana tjetër, ne kemi njerëz atje dhe jemi të shqetësuar për ta”, tha ai për CNN.
Është e paqartë se sa njerëz janë rrëmbyer, derisa autoritetet izraelite kanë thënë se dhjetëra njerëz po mbahen në Gaza, ndërsa Hamasi pretendon se ka më shumë se 100 pengje.


