Lajme

Ish kryeministri i Kosovës për uljen e pagave: Është vendim joligjor

11/23/2022 14:55
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës aktualisht deputet i LDK-së,  Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave në sistemin e drejtësisë, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se në këtë kohë kur inflacioni është i madh në vend, pagat duhet të rriten e jo të ulen.

Sipas Hotit, vendimi i sotëm është në kundërshtim me ligjin.

Reagimi i plotë:

Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.
Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.
Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit për arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta.