Lajme

Ish-kryeministri britanik po hetohet për shkelje të masave të pandemisë

05/27/2023 20:16
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka mohuar akuzat se kishte shkelur masat për mbrojtje nga pandemia. Ai këto akuza i ka cilësuar si të pabaza, teksa është nisur drejt SHBA-së për një debat me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, në lidhje me përkrahjen për Ukrainën, shkruan AP.

Johnsoni sa ka qenë kryeministër ishte gjobitur për shkeljen e rregullave të veta për mbrojtje nga pandemia, por disa zyrtarë kanë raportuar për shkelje të reja që dyshohet se i ka bërë ai gjatë detyrës si kryeministër.

Mediat angleze kanë raportuar se disa shërbyes civilë kanë dëshmuar se këshilltarët e kryeministrit kanë shkelur masat për mbrojtje nga pandemia, bashkë me kryeministrin.

Policia Metropolitane ka njoftuar se është duke i hetuar detajet e incidenteve që dyshohet se kanë ndodhur mes qershorit të vitit 2020 dhe majit 2021.