Eksperti i sigurisë dhe njëherësh ish- kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani vlerësoi se situata në komunat veriore ka një dimension jashtëzakonisht të përshkallëzimit të lartë.
Ai tha se edhe nga vlerësimet të institucioneve të sigurisë është situatë e paqëndrueshme.
“Unë besoj që incidentet e fundit janë për një periudhë kogja të gjatë… në formë dhe në përmbajtje në prakticitetin e tyre dhe në organizimin e tyre duket që janë të koordinuara dhe si e tillë po e sjell një situate në të cilën unë e kam thënë edhe më herët se ekziston një rrezik I asaj që mund të quhet ngrirje e veriut.


