Lajme

Ish kryeinspektori i AKI-së i reagon Maqedoncit: Ushtarët po ikin për shkak të pagave të ulëta dhe kushteve të këqija

10/08/2024 15:54
nga:G B

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, lidhur me deklaratën e tij se këtë vit 190 ushtarë vullnetarisht e kanë lëshuar ushtrinë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se shumica prej tyre e kanë lëshuar ushtrinë për shkak të kushteve jo të mira dhe pagave të ulëta.

Ai ka publikuar një letër, si dëshmi se si një ushtar e ka lënë ushtrinë për shkak të pagës së ulët.

Postimi i tij i plotë:

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci paska thënë sot se vetëm sivjet (më 2024) vullnetarisht e kanë lëshuar Ushtrinë 190 pjesëtarë.

Kjo i bjen 5% të ushtarëve vetëm sivjet e kanë lëshuar Ushtrinë.

Dmth, nëse e ka dhënë shifrën e saktë (sepse para dy javësh ka thënë më pak se 100 e kanë lëshuar!) atëherë veç për 9 muaj e kanë lëshuar mbi 5% e ushtarëve.

Shumica dërrmuese e tyre për shkak të kushteve dhe pagave të këqija!

Përndryshe, me dëshpërim e them se numri është shumë i madh gjatë këtyre dy viteve të fundit, fatkeqësisht.

As për së afërmi nuk është arritur numri prej 5000 pjesëtarësh!
Forca Rezervë as në 1000 nuk ka arritur!
Fondi i Sigurisë është harruar total!
Ushqimi më u pa!
3000 pishat e mbjellura e të paguara janë tharë e nuk kanë mbetur as 100!

Foto: Ja një shembull i kërkesës (njoftimit) për lëshim të Ushtrisë për shkak të pagës së ulët!