Lajme

Ish-kryediplomati shqiptar: KE do të jepte porosi të duhur me heqjen e vizave për kosovarët

06/17/2022 12:41
nga:Astrit Gashi

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, thotë se Komisioni Evropian do të jepte mesazhin e duhur ndaj Ballkanit Perëndimor nëse BE do të fillonte negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nëse do t’ia liberalizonte vizat Kosovës.

Këtë deklaratë e bëri derisa Komisioni Europian është mbledhur për të dhënë mendimin mbi statusin e kandidatit për Ukrainën

“Në kohën kur është e lehtë të bëhesh cinik rreth BE-së, lajmi se Ukraina po bëhet vend kandidat për BE-në është përkujtues se për çfarë është projekti europian: paqe, liri dhe mirëqenie. Hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe heqja e vizave për Kosovën do të ishin mesazhet e duhura nga Komisioni Europian”, ka shkruar Bushati.

Ky takim i Komisionit vjen një ditë pasi katër liderë evropianë vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë.

Asnjëherë më parë një mendim i tillë nuk është dhënë kaq shpejt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendim që duhet të miratohet nga të 27 shtetet anëtare.