Lajme

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku arrestohet në Itali për kultivim droge

06/12/2022 09:11
nga:G B

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka rënë në prangat e policisë italiane nën akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Kajmaku është ndaluar në 27 maj, pasi u kap me 20 kg kokainë në zonën e San Benedetto del Tronto, së bashku me nipin e tij.

Droga, që u gjet e fshehur brenda disa vazo lulesh, nëse do të shitej, do të kapte vlerën e 1 mln euro.