Showtime

Ish konkurrentja e “Për’puthen”:”Më kërcënuan me vdekje, u mbylla në shtëpi dhe kalova në depresion…”

01/23/2022 13:18
nga:Donika Fetahu

Xhevana Ndoj është njëra nga ish konkurrentet e emisionit “Për’puthen”.

Eksperienca e saj në program ishte e shkurtë dhe aspak e mirë, shkruam GazetaBlic.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Expulse”, ku ka treguar në detaje arsyet e largimit si dhe sherrin me Endrin.

Ajo e theksoi përplasjen që kishte me Endrin për fjalën ‘gay’ që ia kishte adresuar atij ku kjo gjë ka bërë Anën që pastaj të aludojë se mund të jetë ‘gay’ meqeë vajzat nuk i pëlqyen.

Ndoj shtoi se pas kësaj në Instagramin e saj mori mesazhe kërcënuese duke e detyrar të mbyllej në shtëpi për javë të tëra duke kaluar kështu në fazë depresioni./GazetaBlic/