Showtime

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” në lidhje të re dashurie

09/19/2022 15:29
nga:G C

Beart Rexhepi, ish-konkurrenti i emisionit të dashurisë “Për’puthen”, me një postim nga pushimet në Mal të Zi zbuloi se është nën shoqërinë e një vajze.

Prive raportoi se Bearti tash e një kohë është duke shijuar një lidhje të dashurisë.

Duke pasur parasysh vëmendjen e madhe që kishte marrë lidhja e tij me konkurrenten e “Për’puthen”, Tea Trifoni, tani Bearti duket se nuk do ta bëjë publike vajzën e cila i ka marrë zemren.